Benevento në kërkim të Ajetit dhe Memushajt

Pas transferimit të Berat Xhimshitit, skuadra e re e inkuadruar në “Serie A”, Benevento dëshiron që në rradhët e veta të sjellë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë. Fjala është për Arlind Ajetin dhe Ledian Meushajn, dy futbollistë që njohin mirë futbollin italian.

Memushaj aktualisht është pjesë e Peskaras, te e cila skuadër mban edhe shiritin e kapitenit, mirëpo mesfushori shqiptarë sezonin e ri me skuadrën e tij do të luajnë në “Serie B”, derisa sa i përket Arlind Ajetit, mbrojtësin kosovar Benevento dëshiron ta huazojë nga Torino.

Ajeti nuk po merrë fare hapësira te skuadra e Torinos nga ana e trajnerit Sinisha Mihajlloviç, ashtu që një largim i tij nga kjo skuadër është thuajse i sigurtë, duke pasur parasysh se edhe vetë klubi i Torinos ia ka bërë të qartë se nuk e kanë në plane për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë përveç Beneventos, për shërbimet e kosovarit 23-vjeçar, interes ka shfaqur edhe skuadra e Frajburgut nga Bundesliga gjermane, atje ku luan një tjetër futbollist shqiptarë, Amir Abrashi.

Mbetet të shihet nëse Ajeti do i bashkohet Xhimshitit për të përbërë dyshen mbrojtëse të Beneventos, apo ndoshta do pranojë që ti bashkohet Abrashit në elitën e futbollit gjerman.

 

Leave a Reply