Skuadrat e Atletiko Madridit dhe Viljarealit sezonin e ri në La Liga do ta nisin me dy ndeshje në transfertë. Kjo për shkak se në stadiumet e tyre që po ndërtohen, ende po realizohen disa punë të parealizuara, si stadiumi i ri i “Jorganxhinjëve”, “Ëanda Metropolitano” dhe i vjetri i “Nëndetëses së Verdhë”, – “Estadio de la Ceramica”.
Falë edhe zhvillimit të ndeshjeve eliminatore në startin e muajit shtator, të dyja skuadrat ndeshjet e tyre të para si nikoqir do ti zhvillojnë kah fundi i muajit, atëherë kur edhe pritet që të dy impiantet të jenë gati.
Shorti për sezonin e ri futbollistik në Spanjë do të hidhet nesër me fillim në ora 12:30.