Mesfushori brazilian, Lukash Leiva ka nënshkruar kontratë me Lacion, pasi me sukses kaloi kontrollimet mjekësore në qytetin e Romës.
Ky transferim u bë realitet pasi Liverpulli pranoi ofertën prej 5 milion sterlina për futbollistin 30-vjeçar.
Lukash në “Enfilld Roud” kishte arritur gjatë vitit 2007 nga rradhët e Gremiso, ndërsa brenda këtyre 10 viteve të kaluara te Liverpulli, ai regjistroi plotë 346 ndeshje.
Braziliani tha se nuk e kishte të lehtë që të merrte këtë vendim, mirëpo dëshira për të luajtur sa më shumë, ka shtyrë atë që të marrë këtë vendim të vështirë.
Sezonin e fundit me fanellën e Liverpullit, Leiva regjistroi vetëm 12 ndeshje si titullarë, nga gjithsej 24 që ishte inkuadruar nga ana e trajnerit, Jurgen Klop.