Futbollistët e Shkëndijës kanë zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Telia 5G-Arena” në Helsinki, ku të enjten me fillim në ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa.
Futbollistët janë “njoftuar” me terenin e stadiumin “Telia 5G-Arena” në Helsinki, duke kërkuar të përshtaten me barin sintetik para përballjes të së enjtes kundër ekipit finlandez HJK.
Edhe pse me ndryshime evidente, seanca stërvitore ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duket se futbollistët nuk do të kenë problem për të dhënë më të mirën. Përveç Mevlan Muratit që nuk ka udhëtuar drejt Finlandës shkaku i dëmtimit, të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë dhe trajneri Osmani do të zgjedh ekipin në varshmëri të nevojave taktike.