Dy futbollistët që erdhën me shumë bujë sezonin e kaluar te Shkëndija, Dino Medjedoviç dhe Jure Çollak, largohen heshturazi nga rradhët e nënkampionëve të Maqedonisë, skuadër kjo e cila të enjten në Helsinki do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në Finlandë, në kuadër të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa.
Të dy futbollistët nuk bënin pjesë në planet e stafit teknik dhe në kushte të tilla ndarja ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Kontratat janë ndërprerë me marëveshje të dyanshme. Në të njejtën kohë me kërkesë të futbollistit, ndërpritet para kohe kontrata edhe me portierin e ri Besir Nuhi.