Vardar – Malme, suedezët të habitur: Qeni e rruan stadiumin në Strumicë (FOTO)

Maqedonia dhe gjithçka është e mundur…. dhe qeni e rruam stadiumin në Strumicë kur nesër me fillim në ora 18.00 do të luhet ndeshja e kthimit eliminatore e turit të dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve midis Vardarit dhe Malmes.

Kështu suedezët përshkruajnë atë që panë me sytë e tyre në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Mediat suedeze kanë patur plot kritika në adresë të UEFA-s, e cila ka lejuar që ndeshjet evropiane të luhen në këtë stadium. Ato habiten me fushën, kualitetin e barit, hapësirën ku do të vendosen mediat dhe të tjera detaje jo pak të rëndësishme.

Mirëpo ajo që përbën interes për shqiptarët është se në të njëjtin stadium me datë 05 shtator, UEFA ka vendosur që të zhvillohet edhe takimi eliminatorë në kuadër të Eliminatoreve për Bootërorin e vitit 2018 në Rusi, midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Edhe FSHF kishte ankesa për kushtet që ofron stadiumi i Strumicës, mirëpo si duket UEFA dhe FFM-ja janë të vendosura që ndeshja e shumë pritur nga gjithë shqiptarët e Maqedonisë por dhe më gjërë të zhvillohet në këtë qytet të banuar tërësisht me popullsi maqedonase.

UEFA herë pas here ka inspektuar stadiumin në fjalë, teksa pas kritikave të suedezëve mund edhe të marrë një vendim kundër zhvillimit të sfidës Maqedoni-Shqipëri në këtë stadium, të cilin mediat shqiptare e quajtën si Burgu i Strumicës.

 

Leave a Reply