Vetëm disa orë pasi Shkëndija njoftoi se ka ndërprerë kontratën me kroato gjermanin, Jure Çollak, ky i fundit ka bërë të ditur emrin e skuadrës së tij të re, ku do të vazhdojë karrierën.
Bëhet fjalë për skuadrën iraniane të Siah Jamegan, që garon në elitën e futbollit, e njohur ndryshe si “Persian Gulf Pro League”.
Jure Çollak te Shkëndija erdhi janarin e këtij viti, mirëpo nuk arriti që të bind drejtuesit e skuadrës tetovare.
Ai gjatë periudhës së kaluar te “kuqezinjtë” luajti në vetëm 14 ndeshje, ndërsa edhe pse erdhi si përforcim i madh, ai largohet pa lënë shumë gjurmë te Shkëndija.