Skuadrës së Napolit shumë shpejt mund ti bashkohet edhe një futbollist tjetër shqiptarë. Fjala është për futbollistin kosovar të Herenvenit, Arbër Zeneli, një futbollist tepër i pëlqyer nga ana e drejtuesve “napolitan”.
Mesfushori me tipare sulmuese që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës, po bënë mirë te skuadra holandeze, pjesë e së cilës është që nga viti 2016-të.
22-vjeçari Zeneli deri më tani me petkun e Herenvenit ka zhvilluar gjithsej 55 ndeshje, duke regjistruar edhe 11 gola dhe 6 asiste, ndërkohë vetëm gjatë edicionit të kaluar në 32 ndeshje kampionale arriti që të regjistrojë 6 gola dhe 5 asiste.
Rikujtojmë Napoli interesohej edhe për shërbimet e Milot Rashicës, i cili megjithatë vazhdoi kontratën me Vitessen edhe për dy vite të tjera.
Mbetet të shohim nëse do të kenë sukses në rastin e Zenelit, i cili mund të bëhet shqiptari i dytë te skuadra e Napolit pas Elseid Hysajt.