Mesfushori shqiptarë nga Kosova, Valon Behrami është gjithnjë e më afër rikthimit në Seria A.
Sipas medieve italiane, Udinese është skuadra që i ka vënë syrin reprezentuesit të Zvicrës, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Uatfordit në Premierligë.
Raportohet se krerët e klubit italian tashmë kanë vënë kontaktet me agjentin e mesfushorit shqiptarë, i cili edhe në të kaluarën kishte qenë pjesë e futbollit italian.
Ai kishte kaluar plotë 8 vite në Itali, duke veshur fanellat e skuadrave, si Xhenoa, Verona, Lacio, Fiorentina dhe Napoli.