Sulmuesi spanjoll, Nolito, pas një aventurë jo të gjatë dhe jo të suksesshme te Mançester Siti, ka vendosur që të rikthehet në La Liga, mirëpo kësaj rradhe jo te Selta Vigo, por te Sevilja.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë nga ekipi nga “Ramon Sançez Pizhuan”, të cilët njoftuan se me sulmuesin e përkohshëm të Spanjës kanë nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Svilja raportohet të ketë paguar 7.9 milion sterlina për shërbimet e Nolitos, një shumë kjo më e vogël se ajo që harxhoi Pep Guardiola, 13.8 milion sterlina gjatë kohës kur këtë sulmues shtatëshkurtë e transferoi në “’Etihad Stadium”, nga rradhët e Selta Vigos.
Nolito e filloi mirë aventurën e tij te Siti, ku në 9 ndeshje të zhvilluara arriti që të realizojë 5 gola, mirëpo më pas gjërat nuk shkuan ashtu si duhet, në veçanti pas hapësirës së dhënë nga ana e trajnerit Guardiola, për gjermanin e naturalizuar, Leroj Sane.
Nolito me sukses kaloi testimet mjekësore të dielën në Seviljë, ashtu që tani pritet të bashkohet me grupin tjetër të skuadrës në udhëtimin e tyre para sezonal në Japoni.