Enis Bardhi me sukses i ka kaluar testet mjekësore te skuadra e Levantes, që garon në La Liga. Futbollisti shqiptarë te skuadra spanjolle erdhi nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpeshtit, ndërsa gjatë ditës ai pritet të firmos kontratën në vepër.
Burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Bardhi me Levanten do të firmos kontratë 3 vjeçare, me opcion që e njëjta të vazhdohet edhe për dy vite tjera.
“Sot në mëngjes Bardhi me sukses i kaloi testet mjekësore. Gjithçka ishte në rregull, ashtu që tash jemi duke pritur që të na thërrasin edhe zyrtarisht në zyrat e klubit, ku edhe futbollisti ynë do të prezantohet si futbollisti më i ri i Levantes. Kanë mbetur vetëm edhe disa imtësira teknike të rregullohen rreth kontratës” – tha ekskluzivisht nga Valencia për “infOSport.mk”, menaxheri dhe njëherit njeriu më i merituar për këtë arritje të Enis Bardhit, Meriton Berisha.
Bardhi si i ri kishte qenë pjesë e FC Shkupit, që më pas të transferohet tek të rinjët e Brondbit dhe më pas edhe te skuadra suedeze e Prespa Birlik, nga e cila skuadër në vitin 2014 u transferua te Ujpeshti.
Pikërisht te kjo skuadër Enis Bardhi, bëri “boom”, duke qenë ndër futbollistët lider te kjo skuadër. Ai brenda 3 viteve të kaluara te Ujpeshti ka zhvilluar gjithsej 94 ndeshje, duke realizuar 22 gola.