Struga Trim Lum bënë një super goditje në repartin e sulmit

Struga Trim Lum sot ka bërë një goditje të madhe, duke siguruar shërbimet e sulmuesit nga Manastiri, Bllagojçe Glavevski. Ish sulmuesi i Pelisterit do të udhëheq sulmin e skuadrës strugane në sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë, ndërsa sërish do të punojë nën urdhërat e bashkëqytetarit të tij, Nexhad Husein.

29-vjeçari Bllagojçe Glavevski është përforcimi i dytë i skuadrës së Struga Trim Lum gjatë këtij afati kalimtarë të verës, pasi më parë kjo skuadër kishte angazhuar edhe një futbollist tjetër nga Manastiri, Boban Zdravevski.

Glavevski pjesën e parë të sezonit të kaluar e kaloi në rradhët e Pelisterit, ndërsa një kohë të shkurtë gjithashtu ishte pjesë e skuadrës së Dritës nga elita e futbollit kosovar.

Glavevski ka një karrierë të bujshme në futbollin vendas, duke veshur fanellat e skuadrave si Pelister, Napredok, Shkëndija, Sileks, Drita nga Gjilani dhe Novaci.

 

Leave a Reply