Pandev shënon 2, Simeone 7 gola në fitoren 17:0 të Xhenoas

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev, ka shënuar dy gola në fitoren e Xhenoas në kuadër të përgatitjeve që skuadra italiane po i zhvillon në qytetin austriak të Nojnshtadt.

Viktimë e skuadrës nga Serie A, ishte skuadra amatore e Stubaital, ndaj së cilës Xhenoa shënoi fitore me rezultatin 17:0.

Pandev realizoi në minutat 16’ dhe 27’, derisa figurë qendrore në këtë fitore të thellë të skuadrës së trajnerit kroat, Goran Juri, ishte Xhovani Simeone, ndryshe, djali i trajnerit të Atletiko Madridit, Diego Simeone, që në këtë ndeshje realizoi 7 gola.

Përveç tyre në listën e golashënuesve te Xhenoa u regjistruan edhe Hiljemark (3’, 12’), Salsedo (19’,30’),  Pellegri (22’), Rigoni (11’), Cofie (19’) dhe  Morosini (45’).

 

XHENOA 1° (Pjesa e parë): Perin (c), Zukanovic, Munoz, Biraschi, Hiljemark, Veloso, Bertolacci, Laxalt, Salcedo, Pellegri, Pandev.
XHENOA 2° (Pjesa e Dytë): Lamanna, Spolli, Gentiletti, Rosi, Lazovic, Rigoni, Cofie, Ninkovic, Fiamozzi, Morosini, Simeone. A disposizione: Gakpè, Omeonga.
 
Autorë të golave: Hiljemark (3’, 12’), Pandev (16’, 27’), Salsedo (19’, 30’), Pellegri (22’), Simeone (6’, 9’, 21’, 23’, 29’, 36’, 42’), Rigoni (11’), Cofie (19’) dhe  Morosini (45’).

Leave a Reply