Roxher Federer ka fituar titullin e 8-të historik në kuadër të “Grand Slem” turneut të Uimbëlldon. Zvicerani 35-vjeçar në finalen e madhe mundi kroatin, Marin Çiliç me rezultatin 3:0 në sete, 6:3, 6:1, 6:4.
Mjeshtëri kishte dominim total dhe me plotë meritë arriti deri te titulli i 19-të në kuadër të “Grand Slam” turneve. Federer triumfoi në Londër pa humbur asnjë set, duke u bërë kështu tenisti i dytë që bënë një gjë të tillë, pas Bjorn Borg (1976).
Tenisti zviceran që nga fillimi i këtij viti ka vetëm dy humbje, ndërsa prej nesër ai do të ngjitet në pozitën e tretë në renditjen e përgjithshme ATP, duke lënë pas vetes, Novak Djokoviçin dhe Stan Vavrinkan.
Kampioni i US Open nga viti 2014-të Marin Çiliç luante finalen e dytë në kuadër të “Grand Slem” turneve, mirëpo nuk arriti që të bëhet kroati i dytë që do të triumfonte në “Uimbëlldon” pas Goran Ivanisheviç.