Skuadra kampione e Anglisë, Çelzi ka shënuar fitore të thellë 8:2 ndaj Fulhamit në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve para sezonale.
Vilian me 3 gola të shënuar (14′, 17′, 43′) dhe Mishi Batshuai me dy gola (25′, 34′) ishin futbollistët më të dalluar në rradhët e skuadrës “blu” nga Londra, duke bërë që skuadra e tyre pjesën e parë ta mbyll me epërsi prej 5:0.
Për brazilianin Vilian, ishte ky “hat-triku” i parë i realizuar me fanellën e Çelzit.
Në portën e skuadrës nga “Stemford Brixh” debutoi portieri i ardhur si agjent i lirë nga Mançester Siti, Vilfredo Kabajero, derisa përforcimi më i fundit, Tiemue Bakajoko e ndoqi ndeshjen nga shkallët e tribunës.
Në fillim të pjesës së dytë, Antonio Konte bëri 9 zëvendësime. Gjatë pjesës së dytë Loik Remi (57′-penalti, 86′) shënoi dy gola të tjerë për skuadrën kampione, ndërsa Cezar Azpilikueta (75′-penalti) shënoi edhe një gol tjetër në rrjetën e Fulhamit.
Po i njëjti futbollistë gjatë pjesës së parë realizoi edhe një autogol në minutën e 20-yë, derisa autorë i golit të dytë për Fulhamin në këtë ndeshje ishte Stefan Johansen (54′) nga pika e bardhë.
Të martën kampionët e Anglisë nisen drejt Pekinit, ku do të zhvillojnë fazën e rradhës në kuadër të para përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.