Alioski në mesin e TOP-5 përforcimeve në “Championship”

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi, Ezgjan Alioski, i cili ditë më parë u transferua në Angli, te skuadra e njohur e Lids Junajted, që aktualisht garon në “Championships”, bënë pjesë në listën e transferimeve më të qëlluara në kuadër të Ligës së Parë angleze.

Alioski te Lids Junajtedi erdhi nga Lugano për një shumë prej 1.7 milion sterlina, duke nënshkruar kontratë 4 vjeçare. Ai sezonin e kaluar shkëlqeu me fanellën e Luganos, duke u shpallr golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij, si dhe golashënuesi i tretë në renditjen e përgjithshme të golashënuesve.

Ai në 34 ndeshje kampionale me Luganon, realizoi 16 gola, ndërsa asistoi edhe në 14 të tjerë, duke bërë që interesimi për të mos të mungojë edhe nga skuadrat më të fuqishme evropiane.

Fillimisht mendohej se Alioski karrierën e tij do ta vazhdojë në Bundesligë, mirëpo në momentin e fundit, ai vendosi ti thotë “PO”, Lids Junajtedit, te e cila skuadër bashkë me Kris Vud do të përbëjnë dyshen sulmuese, me shpresë se në fund të kampionatit do ja arrijnë qëllimit që të rikthehen në Ppremierligë.

Për herë të fundit Lids Junajted në  mesin e më të mirëve garonte në vitin 2004.

Leave a Reply