Pa dyshim se transferimi i Leonardo Bonuçit te Milani ka qenë goditja më e madhe ndaj Juventusit viteve të fundit, mirëpo një gjë të tillë nuk është se mbrojtësi “axurrë” e ka bërë për herë të parë në historikun e futbollit italian, pasi edhe emra tjerë të mëdhenj kishin bërë lëvizje të këtilla vite më parë, ku përfshiheshin tre skuadrat “big” nga elita e futbollit italian, Milani, Juventusi dhe Interi.
Tre klubet e mëdha dhe me shumë histori i kanë fituar më shumë se 60 për qind të Skudetove në Itali. Edhe pse ka rivalitet të madh mes tri klubeve, transferimit mes tyre nuk mungojnë.
Më poshtë i gjeni 10-të emrat e futbollistëve që gjatë karrierës së tyre kanë veshur fanellat e skuadrave si, Milan, Juventus dhe Inter.
Leonardo Bonuçi (Inter 2005-2009, Juventus 2010-2017, Milan 2017-?) |
Andrea Pirlo (Inter 1998-2001, Milan 2001-11, Juventus 2011-15) |
Edgar Davids (Milan 1996-97, Juventus 1997-2004, Inter 2004-05) |
Zlatan Ibrahimoviç (Juventus 2004-06, Inter 2006-09, Milan 2010-12) |
Roberto Baxho (Juventus 1990-95, Milan 1995-97, Inter 1998-2000) |
Kristian Vieri (Juventus 1996-97, Inter 1999-2005, Milan 2005-06) |
Aldo Serena (Inter 1978-79, 81-82, 83-84, 87-91, Milan 1982-83, 1991-93, Juventus 1985-87) |
Enriko Kandiani (Inter 1937-46, Juventus 1946-47, Milan 1949-50) |
Patrik Vieira (Milan 1995-96, Juventus 2005-06, Inter 2006-10) |
Xhuzeppe Meaca (Inter 1927-40, 46-47, Milan 1940-42, Juventus 1942-43) |