Dita e sotme ka nisur me një dramë në Stamboll. Futbollisti holandez Uesli Snajder ka prishë kontratën me Galatasarajin, ndërsa si arsye për këtë vendim të marrë fantazisti holandez ka përmendur trajnerin Igor Tudor, i cili thjesht e ka përzënë nga klubi.
Holandezi ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, ndërsa tifoz të Galatasarajit kanë shpërthyer ndaj strategut kroat për shkak se ai ju ka larguar nga skuadra njërin prej futbollistëve më të mirë.