Mohamed Sallah ka debutuar me gol me fanellën e skuadrës së tij të re, Liverpullit. Egjiptiani i cili te skuadra nga “Enfilld Roud” u transferua nga Roma gjatë fillimit të këtij afati kalimtarë, realizoi gol në ndeshjen kontrolluese të Liverpullit ndaj Uiganiit, ndeshje kjo që u mbyll me barazimin 1:1.
Ishte skuadra kundërshtare që shënoi e para gol me anë të Aleks Gilbi, derisa Sallah golin e barazimit e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur mjaft mirë u gjet nga ana e brazilianit Firmonjo, duke shënuar për 1:1, reultat ky që doli të jetë edhe përfundimtarë.
Për shërbimet e Sallah, Liverpulli i numëroi Romës plotë 42 milion euro, ndërsa gjithashtu në marrëveshjen mes klubeve ekziston një klauzolë, sipas së cilës e njëjta shumë mund të rritet edhe për 8 milion të tjera.