Nuhiu flet për përforcimet e bëra dhe ato që pritet të vijnë te FC Shkupi

Ardian Nuhiu ka mbetur i kënaqur me përforcimet e bëra nga ana e drejtuesve të skuadrës, duke shpresuar njëkohësisht se ditëve në vijim skuadra do të përforcohet edhe me disa futbollistë të tjerë që do ngritnin konkurrencën e skuadrës, njofton “infOSport.mk”.

Shkupi në këtë afat kalimtarë transferoi futbollistin e Makedonija Gjorçe Petrovit, Kristijan Stojkovski, ndërsa nga Shkëndija huazoi dyshen e talentuar, Shqiprim Taipi –Shpend Asani.

“Padyshim se shoh potencial të futbollistët që i kemi sjell si përforcim, ata gradualisht janë përshtatur me ekipin dhe presim që në vazhdimësi të rrisin formën dhe të jenë pjesë e grupit tonë. Por ditëve në vazhdim presim të konfirmojmë edhe disa ardhje të reja, që të plotësojmë mozaikun e skuadrës për sezonin e ri”, është shprehur trajneri i Shkupit, Ardian Nuhiu, i cili beson se deri në fillim të kampionatit skuadra do arrijë të përforcohet në ato pozita ku ai beson se Shkupi ka nevojë, me qëllim që sa më të përgatitur të presin fillimin e sezonit të ri në elitën e futbollit vendor, që është paraparë të startojë me 13 gusht.

Leave a Reply