Ibraimi i lumtur për “tripletën” ndaj Helsinkit, por më i lumtur për fitoren (VIDEO)

Besart Ibraimi pa dyshim se ishte figura kryesore në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa, ndaj Helsinkit. Bomberi kërçovarë realizoi “hat-trik” në ndeshjen e së enjtes në Strumicë, duke u bërë kështu futbollisti i parë shqiptarë që arrinë një gjë të tillë në ndeshjet e Liga Evropa, ndërsa gjithashtu edhe futbollisti i parë nga rradhët e Shkëndijës që mund të krenohet me një të arritur të tillë. Ai nuk fsheh gëzimin për golat e tij të shënuar, mirëpo atë më së shumti e kënaq fitorja.

“Filluam keq, mirëpo e rëndësishme është që fituam. Normalisht që jam i lumtur për tre golëshin e realizuar, por më e rëndësishme është dhe më i lumtur jam që fituam këtë ndeshje. Besoj se kemi një rezultat të mirë nga ndeshja e parë, mirëpo nuk do të jetë lehtë në ndeshjen e kthimit, edhe pse shpresoj se edhe prej atje do të kthehemi me një rezultat të mirë” – tha për kanalin zyrtarë të klubit tetovarë, goleadori,  Besart Ibraimi, i cili në tre ndeshjet e këtij sezoni në Liga Evropa ka shënuar 4 gola.

Shkëndija ndeshjen e kthimit ndaj Helsinkit në transfertë do ta zhvillojë të enjten e ardhshme (20 korrik).

Leave a Reply