ZYRTARE, Uoker një futbollist i ri i Mançester Sitit

Kajll Uoker edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Mançester Sitit. Lajmin e bënë të ditur vetë klubi nga Mançesteri, duke bërë me dije se për shërbimet e mbrojtësit, ata Totenhamit i kanë paguar 50 milion sterlina.

Uoker me “pasanikët” ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Brenda 8 viteve të kaluara te Totenhami, Uoker me fanellën e “spërsave” ka zhvilluar plotë 183 ndeshje në Premierligë, ndërsa gjithashtu 27 paraqitje ka bërë edhe me fanellën e Kombëtares së Anglisë.

“Jam shumë i ngazëllyer që kam nënshkruar me Sitin. Mezi pres të veshë fanellën e kësaj skuadre. Pep Guardiola është një ndër menaxherët më të respektuar në Botë. Mendoj se ai do më ndihmojë që të ngriti nivelin e lojës
 – tha Uoker.

Mbrojtësi anglez te Siti do të mbajë veshur fanellën me numër 2. Pritet që të hënën ai bashkë me skuadrën të udhëtojë drejtë SHBA-ve, atje ku skuadra do të zhvillojë një pjesë të përgatitjeve në prag të sezonit të ri.

Këtë verë Siti u nda me dy mbrojtës të djathtë, Pablo Zabaletan dhe Bakari Sanjan. Një kohë të gjatë me një transferim të mundshëm te Siti ndërlidheshe emri i brazilianit, Dani Alvesh, i cili në momentin e fundit ndryshoi mendje, duke pranuar ofertën e Paris Sen Zhermenit.

PSZH-JA PREZANTOI BRAZILIANIN DANI ALVESH

Leave a Reply