Mesfushori i Betisit, Dani Sebajos edhe zyrtarisht ka përforcuar rradhët e Realit të Madridit, u lavdëruan nga “Santiago Bernabeu”. Talenti 20-vjeçar e “mbretërit” ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare. Dani Sebajos është përforcimi i 5-të për Realin e Madridit gjatë kësaj vere, pas, Hesus Vajeho, Markos Jorente, Borha Majoral dhe Teo Ernandez.
Klubi “mbretëror” për shërbimet e Sebajos, Betisit do ti paguajë 17 milion euro. Mesfushori i talentuar spanjoll edhe zyrtarisht nga ana e “madrilenëve” do të prezantohet me datë 20 korrik (e enjte) në ora 13:00, ndërsa vetëm një ditë më pas, ai do ti bashkohet skuadrës në SHBA.