Milani ka vazhduar me sistematizimin e futbollistëve të saj, tek të cilët nuk do të konsiderojë gjatë sezonit të ri futbollistik, 2017-2018. Drejtuesit “kuq e zi” kanë arritur marrëveshje me homologët e tyre të Xhenoas për huazimin e Andrea Bertolaçit, te kjo skuadër.
26-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Vinçenco Montella, pas një sezoni të vështirë me dëmtime dhe paraqitje të dobëta.
Bertolaçi është futbollisti i dytë i Milanit që kalon te Xhenoa, pas mesfushorit tjetër Andrea Pioli.
Bertolaçi para dy viteve ishte transferuar te Milani për shumën e 20 milionë eurove nga rradhët e Romës, skuadër e cila fillimisht e kishte blerë nga Xhenoa italianin për 8.5 milionë euro.