Futbollistët e Shkëdijës janë të gatshëm për ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë në kuadër të Liga Evropa, përballë përfaqësuesit finalandez, HJK Helsinki.
Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin të mërkurën në stërvitjen e pasditës kanë ushtruar edhe variantet e fundit tekniko-taktike para duelit të sotëm.
Në mesin e futbollistëve vërehet dëshira për tjetër paraqitje pozitive, ndërsa do të jetë e rëndësishme të merret rezultat i favorshëm para takimit të kthimit javën e ardhshme në Finlandë.
Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, ndërsa stafi teknik para takimit do të vendosë për 11-shen e parë me të cilën do të startojë ndeshjen.
Përballja Shkëndija-HJK Helsinki zhvillohet sot në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 18:00.