Ndeshja e parë në kuadër të turit të dytë eliminator në Liga Evropa ndërmjet Rabotniçkit dhe Dinamo Minksut është mbyllur me barazim 1:1.
Shpëtimtari i “romantikëve” në këtë takim ishte Bojan Najdenov i cili shënoi golin e barazimit në minutat shtesë të ndeshjes.
Fillimisht në avantazh shkuan mysafirët nga Bjellorusia me golin e Kvashinskit në minutën e 53-të, ndërsa në minutat shtesë me anë të nje penalltie, Najdenov barazoi shifrat e takimiit në 1:1, duke shpëtuar kështu nga disfata skuadrën e tij.
Kujtojmë që nga minuta e 83-të Rabotniçki luajti me një lojtar më pak, pasi futbollisti kosovar Emir Sahiti u ndëshkuar me karton të kuq.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Rabotniçkit dhe Dinamo Minskit luhet pas një jave në Bjellorusi.