Shkëndija sot në Strumicë shënoi fitore shumë shpresëdhënëse ndaj Helsinkit në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Liga Evropa. “Kuqezinjtë” nga Tetova shënuan fitore 3:1, duke gëzuar shumë tifoz, por edhe ish futbollistë të saj, të cilët gëzimin e tyre e shprehën përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Ndër të parët që i uruan Shkëndijës fitore ndaj Helsinkit, ishte ish mesfushori i tyre, Muhahmed Useini, i cili aktualisht është pjesë e Flamurtarit të Vlorës, që udhëhiqet nga ish trajneri i skuadrës tetovare, Shpëtim Duro, me të cilin Meti kishte qenë bashkë te skuadra e Shkëndijës.
Meti në profilin e tij në “facebook” shkurt kishte shkruar: “BRAVO SHKËNDI🔴⚫💪💪”, duke i uruar njëkohësisht për të kaluar këtë raund dhe të kualifikohet në raundin e tretë.