
Është mbyllur gjithçka, Ezgjan Alioski është futbollist i ri i Lids Junajtedit. Alioski ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën angleze, nga e cila do të përfitojë 10 milionë funta.
Reprezentuesi i Maqedonisë mbrëmë u largua nga Lugano, ndërsa sot pasdite i kaloi edhe testet mjekësore te Lids dhe iu ka bashkangjitur ekipit në përgatitjet që po i zhvillon në Austri.
Alioski me Lids Junajtedin pritet të debutoj të dielën në miqësoren kundër Ingolshtat.