Besart Ibraimi sot në ndeshjen ndaj Helsinkit ka shkruajtur historinë me Shkëndijën, njofton “infOSport.mk”.
Bomberi kërçovarë bëhet futbollisti i parë i Shkëndijës që realizon tre gola në një ndeshje me karakter ndërkombëtarë. Ai sot ndaj Helsinkit shënoi të tre golat, në fitoren 3:1 të Shkëndijës, që i favorizon “kuqezinjtë” nga Tetova për të kaluar në raundin e tretë.
Besart Ibraimi me këto tre gola, bëhet ndër futbollistët më efikas në ndeshjeve eliminatore në Liga Evropa, pasi tashmë në tre ndeshje të zhvilluara numëron 4 gola. Ai ndaj finlandezëve dy gola realizoi nga pika e bardhë, njëjtë sikurse një gjë të tillë bëri edhe në ndeshjen e parë ndaj Daçias, ndërsa një gol tjetër, realizoi nga loja, kur mjaft mirë u gjet në zonë nga ana e kapitenit Ferhan Hasani.
Rikujtojmë edicionin e kaluar të garave në Liga Evropa, Besart Ibraimi ishte golashënuesi më i mirë i Shkëndijës, me 4 gola të shënuar, mirëpo një gjë të tillë bëri pas 8 ndeshjeve të zhvilluara.