Timue Bakajoko nga Monako te Çelsi, është më veç se punë e kryer. Mediat në Angli e kanë konfirmuar përforcimin e ri të londinezëve, me palët e të dyja skaudrave (Monako-Çelsi) që kanë arritur marrëveshjen e transferimit për 40 milionë funta.
Kjo shumë rekorde për Çelsin, me Bakajokon që bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë klubit londinez, pasi në krye mbetet Fernando Toresi.
Ndërkohë Antonio Konte nuk ndahet nga objektivi për të marrë në radhët e veta Alvaron e Moratën e Realit, me këtë të fundit që është në qendër të vemendjes të shumë skuadrave tjera gjigande në Evropë.