Godet Atletiko e Madridit, duke transferuar në radhët e veta Vitolon. Lajmin e bënë të ditur vet “Jorganxhinjët”, duke firmosur me Vitolon kontratë 5 vjeçare.
27 vjeçari i cili vjen nga Sevilja nuk do të mund të luaj për Atletikon në gjysmësezonin e parë të La Ligës, për shkak se skuadra e Diego Simeones ka ndalesë nga UEFA për të regjistruar futbollistët në këtë merkato verore dhe në këtë situatë Vitolo do të luaj si huazim të Las Palmasi deri në janar.
Kujtojmë që Vitolo edhe më herët ka qenë pjesë e Las Palmasit, ndërsa gjatë karrierës së tij nuk ka luajtur për shumë klube përveç se te Sevilja.