Ezgjan Alioski nga sot është futbollist i ri Lids Junajtedit, duke u bërë kështu përforcimi i 10-të në këtë merkato të verore për klubin anglez. Alioski pasi firmosi kontratë 4 vjeçare me Lidsin, foli për ueb faqën zyrtare të klubit.
“Jam i lumtur që jam këtu. Nuk e ishte e lehtë të arrijë marrëveshje, mirëpo ja më në fund jam këtu. Ëndërra ime ishte të luaj një dit në Angli. Lids është skuadër e madhe me histori të madhe, besoj se do t’ia arrijmë së bashku që të ngjitemi sezonin e ardhshëm në Premier Ligë. Dua të shënojë gola, por mundëm të luaj në shumë pozicione. Pa hezitim po pres që të njoftohem me bashkëlojtarët e mi. Jam i gatshëm”, është shprehur Alioski për faqen zyrtare të klubit.