Lajmi i publikuar dje lidhur me transferimin e Armando Sadikut te skuadra polake e Legia Varshavës, sot u bë edhe realitet. Sulmuesi më në formë i Kombëtares Shqiptare prej sot edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e skuadrës së njohur polake të Legia Varshavës.
Sulmuesi nga Elbasani pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore te Legia, më pas vendori të firmos kontratë 3-vjeçare, duke braktisur edhe përfundimisht kampionatin zviceran.
ARMANDO SADIKU BËHET ME SKUADËR TË RE!
Sadiku së fundmi ishte pjesë e Luganos, te e cila skuadër luante si i huazuar nga Ciryhu, pjesë e së cilës skuadër është që nga viti 2014-të.
Sadiku te Legia do të mbajë veshur fanellën me numrin 99-të, ndërsa rikujtojmë që kjo skuadër vetëm dy ditë më parë nënshkroi kontratë edhe me futbollistin e talentuar 21-vjeçar të Benfikës, Hildeberto Jose Morgado Pereira.