Adnan Januzaj ka përfunduar në Spanjë te skuadra e Real Sociedadit.
Mançester Junajtedi si duket ishte tepër i lodhur për ta pritur talentin shqiptarë dhe më në fund vendosi ta shesë atë te skuadra “baske” për shumën e 11 milionë eurove.
Te Real Sociedadi, Januzaj do gjejë edhe trajnerin David Mojes që i dha besim tek ”Djajtë e Kuq”, pas largimit të Fergusonit.
Januzaj ka firmosur kontratë 5-vjeçare, ndërsa Junajtedi, për siguri i ka vendosur edhe një klauzolë riblerjeje nëse futbollisti shqipyarë me origjinë nga Kosova kthehet në fenomen.