Ashtu edhe siç paralajmëruam gjatë ditës së djeshme, ish futbollisti tashmë i Shkëndijës, Artim Pollozhani ka mbërritur në Vlorë dhe ka nënshkruar me skuadrën e Flamurtarit.
Strugani 35-vjeçar që luan si qendërmbrojtës dhe si qendërmesfushor te Flamurtari erdhi me rekomandim të trajnerit Shpëtim Duro, i cili njeh mjaft mirë kualitetet e Pollozhanit, i cili 5 vitet e fundit i kaloi te skuadra tetovare.
Pollozhani edhe më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur në Superligën shqiptare, duke veshur fanellën e Apolonisë dhe Dinamos, për të luajtur edhe jashtë vendit, si në Rusi, Gjermani, e Kroaci.
Pollozhani me fanellën e Shkëndijës kishte zhvilluar plotë 140 ndeshje, duke realizuar edhe 11 gola.