Vardari kthehet me barazim nga Suedia (VIDEO)

Vardari ka arritur një super rezultat në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, duke barazuar 1:1 ndaj Malmes, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje  e barabartë, ku Vardari mjaft mirë përballonte sulmet e vendasve, ndërsa në disa raste arrinte të rrezikojë seriozisht portën e vendasve.

Mirëpo edhe përkundër tentativave të bëra nga ana e futbollistëve të të dyja skuadrave, rrjetat pas 45 minutave të para pushuan.

Pjesa e dytë nisi me dominim të plotë të vendasve, mirëpo në vend që ata ti gëzohen golit të parë në këtë përballje, ndodhi e kundërta. Ishin “kuqezinjtë” nga Shkupi që iu gëzuan epërsisë në këtë përballje me anë të Boban Nikolov.

Besir Demiri, i cili bashkë me Besari Isenin e nisën ndeshjen që nga minuta e parë, në minutën e 63-të mjaft mirë nga e majta degazhoi para 16-të metërshit të vendasve, ku Boareto pasi qetësoi mjaft mirë topin me gjoks në tentativë për të goditur, pasoi deri te Nikolov, i cili me një goditje shumë precize arriti që të shënojë në rrjetën e Uiland.

Mirëpo gëzimi i futbollistëve të Vardarit nuk zgjati edhe aq shumë, pasi në minutën e 75-të, Barson me kokë shënoi në rrjetën e Gaçevskit.

Ky gol rezultoi të jetë edhe përfundimtarë në këtë përballje mjaft interesante, ku Vardari shpreson se do ja arrijë qëllimit për ta ruajtur, apo edhe për ta sulmuar në ndeshjen e kthimit, që në program është pas një jave në Strumicë.

Leave a Reply