Te Shkëndija nuk zuri vend, sot u transferua në Francë (FOTO)

Luajti te Shkëndija për gati 8 muaj, mirëpo nuk u dëshmua ashtu që pa shumë bujë u largua në drejtim të kampionatit elitarë shqiptarë, te skuadra e Tiranës. Fjala është për mbrojtësin bullgarë, Martin Kavdanski, i cili prej sot edhe zyrtarisht ka vazhduar karrierën e tij në Francë, te skuadra e Klermont Foot, që garon në Ligue 2.

Kavdanski pjesë e Shkëndijës ishte nga 07 qershori i vitit 2014 deri në javën e parë të muajit shkurtë të vitit 2015. Ai brenda kësaj periudhe me fanellën e Shkëndijës zhvilloi vetëm 5 ndeshje, duke realizuar edhe një gol ndaj Bregallnicës së Shtipit, mirëpo e gjithë kjo ishte e pamjaftueshme që ai edhe më tej të mbetej pjesë e “kuqezinjëve”, ashtu që vazhdoi me Tiranën.

Edhe te skuadra bardheblu  përjetoi fatin e njëjtë, duke zhvilluar vetëm 4 ndeshje brenda 5 muajve të kaluar në kryeqendrën shqiptare, me ç’rast vendosi të rikthehet në vendlindje, aty ku u ringjalë sërish, kësaj rradhe me fanellën e skuadrës së FC Lokomotiv Gorna Oryahovitsa, për të cilën skuadër zhvilloi plotë 30 ndeshje.

Pikërisht nga kjo skuadër 30-vjeçari Kavdanski u transferua në Ligën e Dytë franceze, te skuadra e Klermont Foot, me të cilën skuadër nënshkruajti kontratë dy vjeçare. Ai në këtë mënyrë pas një dekade rikthehet në Francë, ku më parë kishte luajtur për ekipin e dytë të Metz.

 

Leave a Reply