Për M’Baje Niang nuk ka vend në formacionin e trajnerit Vinçenco Montella, ashtu që sulmuesi francez do të duhet të kërkoj një skuadër të re, ku do të kishte mundësinë për ti dëshmuar cilësitë e tij të larta.
Francezi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kishte kaluar në huazim te skuadra angleze e Uatfordit, por kësaj radhe si duket do të shitet përfundimisht.
Për shërbimet e francezit, interesim ka shfaqur skuadra e njohur turke e Fenerbahçes, drejtuesit e së cilës skuadër i kanë ofruar atij kontratë 4-vjeçare, me një pagë vjetore prej 3.5 milion euro.
Nga ky transferim Milani pritet të përfitojë 18 milionë euro.