Gajur Sadiku nga Suedia flet për ndeshjen Malme-Vardar

Ish futbollisti i Vardarit, Shkëndijës dhe Teteksit në Maqedoni, Gajur Sadiku, i cili jeton dhe vepron në Suedi, drejtpërdrejtë nga Malme për “infOSport.mk” ka folur për ndeshjen e parë të eliminatorëve të Ligës së Kampionëve, që skuadra suedeze e Malmes do ta zhvillojë nesër ndaj kampionëve në fuqi të Vardarit.

Në pyetjen tonë se sa janë gjasat e Vardarit për të kaluar ekipin suedez, futbollisti me origjinë nga Tetova, me përgjigje: “Mendoj se Malmö është favorit në këtë ndeshje, por në futboll nuk i dihet asnjëherë. Malmö merrë pjesë në grupet e Ligës  së Kampionëve, thuajse çdo vit dhe bazar në këtë fakt ato shihen favoritë në këtë ndeshje”.

Sipas Gajur Sadikut, rreziku më i madh për Vardarin do të vjen nga dyshja sulmuese, Berger – Rosenberg.

“E ndjek ligën në Maqedoni, kualiteti nuk është në nivel ashtu siç ka qenë. Ekipet më të mira për monentin janë Shkëndija dhe Vardari, si nga ana e organizimit po ashtu edhe kur janë në pyetje sponzorët, “Ecolog” dhe Samsonenko. Sa i përket lojës që pres në këtë ndeshje, mund të them se Malme ëstë një ekip shumë kualitativ, luajnë një lojë mirë të organizuar dhe me aksione të rrjedhshme. Arma e tyre më e fuqishme është sulmi dhe dyshja e tyre, Berger – Rosenberg, të cilët priten të jenë rrezik permanent për mbrojtjen e Vardarit. Shpresoj që Visar Musliu dhe Besir Demiri (nëse luajnë) do të japin më të mirën nga vetja në këtë ndeshje dhe se do neutralizojnë sulmet e Malmes” – u shpreh Gajur Sadiku, i cili tha se do të jetë prezent në ndeshjen e nesërme.

Ndeshja Malme – Vardari starton në ora 19:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Sëedbank”, që ka një kapacitet prej 24 000 ulëse.

Leave a Reply