AS United ndihmon SC Istatov, i huazon dyshen Maksuti-Reçi për ndeshjet në LK

Skuadra e AS United nga Struga në konkurrencë të femrave ka vendosur që të ndihmojë skuadrën kampione të Maqedonisë, SC Istatov për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke i huazuar dyshen Yllza Maksuti – Syarta Reçi, njofton “infOSport.mk”.

Kjo dyshe, që njëherit është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë do të ndihmojë skuadrën e SC Istatov vetëm në ndeshjet e grupit të Ligës së Kampionëve, ndeshjet e së cilës nga data 22-28 gusht do të zhvillohen në Osijek.

SC Istatov është në grup së bashku edhe me skuadrën nikoqire te Osijekut, skuadrën kampione të Islandës, Stjarnan dhe kampionet e Ishujve Faroe, Klaksvikar Itrotarfelag.

Me këtë rast skuadra e SC Istatov përmes faqes zyrtare në “facebook” falënderoi skuadrën strugane të AS United në krye me trajnerin Astrit Merko, për ndihëmn e dhënë, duke shpresuar se shembullin e tyre do ta pasojnë edhe skuadra të tjera, kur është në pyetje zhvillimi i futbolllit të femrave në vendin tonë.

Leave a Reply