
Trajneri Luciano Spaleti ka debuatuar me fitore me skuadrën e tij të re Interin, pasi mundën austriakët Uetins me rezultat 2:1. Në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Brunico, vend ky ku zikaltërtit po kryejnë fazën përgatitore, sulmuesi 18 vjeçar, Andrea Pinatomi dha avantazhin në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë një tjetër talent i Interit, Rover shënoi golin e dytë.
“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve për të vënë në zbatim idetë e mia. Kishim shumë mungesa të titullarëve, ndaj u përqëndrova më shumë te faza mbrojtëse, ku mungesat ishin më të pakta”, është shprehur pas ndeshjes Spaleti.