Markus Hamater nga Austria do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e turit të dytë kualifikues në Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Helsinkit që do të luhet të enjtën në stadiumin e “Mladostit”në Strumicë. Hamater është i njohur për publikun e vendit, pasi edhe para dy viteve ka referuar në ndeshjen që Rabotniçki e zhvillonte në Kupat Evropiane ndaj Flora Talin, të cilën “Romantikët” e fituan me rezultat 2:0.
Ndërkohë Arnold Hanter nga Irlanda Veriore do të jetë referi kryesor në takimin Rabotniçki-Dinamo Minks, i cili gjithashtu do të luhet të enjtën në Shkup.