Antuan Grizman ka qenë i pari në listën e dëshirave të Mançester Junajtedit, para Rumelu Lukakut, ku edhe vet francezi e ka konfirmuar të njejtën se do t’i pëlqente të transferohet te “Djajtë e kuq”.
Mirëpo për shkak të bllokimit të merkatos nga Gjykata e Arbitrazhit Lozanës për Atletikon e Madridit, Grizman vendosi që të qëndrojë te skuadra madrilene.
“Kam vendosur të qëndroj. Atletiko ka nevojë për mua tani më shumë se kurrë, dhe unë nuk mund të largohem. Nuk do të ishte e drejtë”, ka thënë Grizman.
Ky vendim Grizmanit i ka kushtuar, me Erik Olhats, menaxherin e sulmuesit prej 12 vitesh, i cili e ka shkarkuar lojtarin. Kjo është bërë e ditur nga vetë menaxheri në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”.
“Vendimet e fundit të marra nga Griezmann nuk përputhen me planet që unë kisha në mendje. E falënderoj për besimin që ka pasur tek unë në këto vite dhe i uroj suksese në këtë kapitull të karrierës së tij”, është shprehur Olhats.