Edhe pse fillimisht ishin ndarë njëri me tjetrin, nga Italia vjen lajmi se Goran Pandev ka vazhduar bashkëpunimin me Xhenoan edhe për një vit tjetër. Një gjë të tillë pohojnë mediat nga Xhenoa, që sipas tyre veçmë palët kanë arritur akordin.
Për kapitenin e përfaqësueses së Maqedonisë kishte interesim edhe nga Kina, mirëpo megjithatë Pandev vendosi të mbetet në Itali, aty ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij ndërkombëtare.
Ai pjesë e Serie A është që nga viti 2001, kur nga rradhët e Bellasicës kaloi te Interi, që më pas si i huazuar të luaj te Spezia dhe Ankona. Nga Interi, ai në vitin 2004 u transferua te Lacio, për tu rikthyer sërish te skuadra “neroaxurre” në vitin 2009, ku brenda tre viteve qëndrim arriti edhe kulmin e suksesit të tij, ku përveç titujve në Itali, ai u kurorëzua edhe me titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve. Pasoi një huazim te Napoli, skuadër kjo që më pas bleu kartonin e tij, ndërsa në vitin 2015 vendosi të largohet drejt Turqisë te skuadra e njohur e Galatasarajit, prej ku ë vitin 2015-të iu bashkua Xhenoas, për të cilën skuadër ka zhvilluar 39 ndeshje, duke realizuar edhe 7 gola.