Sulmuesi i Mançester Junajtedit, Uejn Runi edhe zyrtarisht është një futbollist i Evertonit, njoftuan nga skuadra nga “Gudison Park”. Sulmuesi 31-vjeçar me “karamelët” do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, pasi si agjent i lirë arriti nga Olld Traford”.
Pikërisht te Evertoni, Uejn Runi kishte bërë hapat e parë me futbollin. Në vitin 2004 ai u transferua te Mançester Junajtedi, duke u shndërruar në një figurë shumë të rëndësishme te kjo skuadër, ku gjatë qëndrimit të tij 13-vjeçar arriti që të fitoj 5 tituj kampion, 3 Liga të Kupës, një trofe të Ligës së Kampionëve Evropian, një trofe të Kupës FA, një trofe në kuadër të Liga Evropa dhe një trofe në kuadër të Kupës së Botës për Klube.
Ai me Maçester Junajtedin zhvilloi gjithsej 559 ndeshje, duke regjistruar 253 gola dhe 145 asistime.