Zejnullai nga një “ball boy”, në golashënuesin më të ri të Shkëndijës në LE (VIDEO)

Arbin Zejnullai debutimin e tij me Shkëndijën në Liga Europa e kurorëzoi me gol në ndeshjen ndaj Daçias në transfertë. Ai nuk fsheh kënaqësinë për këtë arritje, ndërsa është optimist se Shkëndija është e denjë të kalojë edhe HJK Helsinkin.

“Pikë së pari falënderojë stafin teknik që më dha mundësinë të debutojë në një ndeshje ndërkombëtare. Debutova me gol, ishte një kënaqësi shumë e mirë.  Të them të drejtën jam shumë i lumtur që arrita të shënoj gol, më jep shumë kënaqësi dhe më motivon që të punoj më shumë dhe shpresoj qe të shënoj më shumë gola” – tha Arbin Zejnullai, i cili në foton më poshtë shihet se si shikon me vëmendje festën pas një goli të Shkëndijës ku mes tjerëve është edhe kapiteni aktual Hasani.

Ai asaj kohe ushtronte me grupmoshat e reja të Shkëndijës, ndërsa vetëm për disa vite arriti të bëhet pjesë e ekipit të parë, madje duke realizuar gol në ndeshjen e kthimit ndaj Daçias në Liga Evropa.

Në këtë mënyrë Arbin Zejnullai me vetëm 18-të vite u bë futbollisti më i ri në historinë e Shkëndijës që arrin të shënojë gol në kupat e Evropës, duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të bëjë një gjë të tillë.

Rikujtojmë Arbin Zejnullai shënoi golin e tretë për Shkëndijën në takimin ndaj Daçias, në të cilën ndeshje skuadra tetovare realizoi fitore 4:0, dhe me rezultatin e përgjithshëm 7:0 me stil u kualifikua në raundin e dytë.

Leave a Reply