Paraqitja bindëse e Shkëndijës në takimim e kthimit me Daçian në Moldavi, trajnerit Osmani i dha mundësi të inkuadrojë në lojë edhe të riun Zejnullai. Mesfushori u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur të realizojë golin për 0:3, ndërsa deri në fund “kuqezinjtë” gjetën edhe golin e katërt me anë të Hasanit për fitore 0:4.
Me realizimin e tij Arbin Zejnullai me vetëm 18-të vite bëhet futbollisti më i ri në historinë e Shkëndijës që arrin të shënojë gol në kupat e Evropës.