Renova dhe Kostov dështojnë në testin ndaj Pobedës

Renova dhe Pobeda sot në Ohër kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, në të cilën të dy trajnerët ju dhanë mundësinë thuajse të gjithë futbollistëve që kanë në dispozicion. Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dytë, Renova pësoi disfatë me rezultatin 1:3.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zoran Shterjovski zhvilloi një super 45 minutësh të parë, kur edhe shënoi të tre golat. Një gol i Burhan Mustafov dhe dopieta e Dejan Cvetanovskit bënë që Pobeda në pushim të shkoj me 3 gola epërsi, derisa golin e vetëm Renova e realizoi në pjesën e dytë me anë të Emran Ramadanit.

Për të dyja skuadrat ishte kjo ndeshja e parë kontrolluese e zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore në Ohër. Renova ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë të mërkurën (12 korrik) po në stadiumin “Atina Bojaxhi” në Ohër, derisa ndeshjen e rradhës Pobeda do ta ketë me 14 korrik, edhe atë në Bansko të Bullgarisë, atje ku skuadra nga Prilepi do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.

Kundërshtarë i tyre në ndeshjen e së premtes që vjen do të jetë skuadra bullgare e Montanas.

Leave a Reply