Sulmuesi anglez, Uejn Runi, prej sot edhe zyrtarisht u rikthye te skuadra e tij e parë, Evertoni. Pikërisht nga kjo skuadër në vitin 2004 ishte transferuar në “Olld Traford” te skuadra e Mançester Junajtedit, ku gjatë 13 viteve qëndrim arriti që të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm ekipor.
Runi me Mançester Junajtedin fitoj 5 tituj kampion në Premierligë, 3 Liga të Kupës, një trofe të Ligës së Kampionëve Evropian, një trofe të Kupës FA, një trofe në kuadër të Liga Evropa dhe një trofe në kuadër të Kupës së Botës për Klube.
Megjithatë, sezoni i fundit i tij nuk ishte aq i suksesshëm pasi ishte gjithmonë zgjedhje e dytë e trajnerit Hoze Murinjo, pas sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç.
Kjo bëri që Runi të mendoj largimin dhe atë e bëri sot, duke përfunduar me sukses transferimin e tij, duke u rikthyer te skuadra e fëmijërisë, Evertoni.
Shuma e transferimit të tij te “karamelët” sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, kap shifrën e 10 milion sterlinave, ndërsa po numri 10-të, do të jetë numri që do e mbajë veshur fanellën e tij të re, që sezonin e kaluar mbahej nga ana e Romelo Lukakut, që u transferua në drejtim të kundërt, te Mançester Junajtedi.