Çmendet Milani! Në listë ka edhe 6 blerje të reja!

Milani pa dyshim se është skuadra më aktive në merkaton e verës, mirëpo edhe përkundër këtij fakti drejtuesit e rinj kinez nuk kanë ndërmend të ndalen. Pas 7 zyrtarizimeve, ata në listë kanë edhe 6 emra të rinj futbollistësh, që të gjithë futbollistë mjaft kualitativ, të cilët do i kushtonin skuadrës “kuq e zi” rreth 200 milion euro.

“Corriere Dello Sport” ka publikuar një listë me futbollistët që synohen, shoqëruar me vlerën në treg të tyre. Në listë është edhe Antonio Donaruma, vëllai i Xhanluixhi Donarumas, që në “San Siro” pritet të vijë falas.

Përveç tij në listën e prurjeve të reja bëjnë pjesë edhe Simon Kjaer, aktualisht një futbollist i Fenerbahçes në Turqi, kartoni i të cilit kap vlerën prej 8-10 milion euro. Bëhet fjalë për një futbollist 28-vjeçar, i cili njeh mirë kampionatin italian, pasi më parë ka luajtur me skuadrat si Palermo dhe Roma.

Një dëshirë e madhe e trajnerit Vinçenco Montella është edhe Huan Kuadrado, i cili pritet të vijë në “San Siro”. Shuma që duhet të paguaj Milani për shërbimet e tij kap shifrën prej 25-27 milion euro, ndërsa gjithashtu në drejtim të Torinos do të shkonte Matia De Shiljo.

EPISODI NR.8, LUKAS BILJA TE MILANI

Lukas Bilja, është një emër tjetër që po tentohet prej disa kohësh nga Milani, por Lotito deri më tani ka vendosur një çmim të lartë. Së fundmi ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në fazë përgatitore dhe kalimi te Milani, duke përfshirë kartonin e Lapadulës, i lehtëson gjërat. Argjentinasi vlerësohet nga 14-16 milionë euro.

Ndër futbollistët që bënë pjesë në planet e “milanezëve” është edhe kolumbiani Xhejms Rodrigez. Për mesfushorin pak kohë më parë, Milani ofroi 60 milionë euro, por Reali kërkonte 10 milion më shumë. Lidhur me këtë transferim, Milani do e ketë më të vështirë, pasi në garë për shërbimet e tij janë edhe Çelzi, PSZH-ja dhe Liverpuli.

Edhe pse në sulmin e tyre kanë ofruar një super talent, si Andre Silva, drejtuesit e Milanit nuk mjaftohen me kaq në këtë repart. Për më tepër duke pasur parasysh largimin thuajse të sigurtë të Karlos Baka, drejtuesit “kuq e zi” po mendojnë të ofrojnë kroatin e Fiorentinës, Nikola Kaliniç. Skuadra nga Artemio Franki për shërbimet e tij kërkon një shumë prej 23-25 milion euro, shumë kjo e kapshme për “rossonerët”, por që transferimi i tij do të varet edhe nga shitja e futbollistëve tjerë që janë vënë në listën e shitjeve.

Ndryshe Kaliniç po zhvillon sezonin e tij të dytë në “Serie A”, ku ka shënuar 27 gola, 15 prej të cilëve në sezonin e fundit.

QERSHINË MBI TORTË, MILANI E LË PËR NË FUND! GATI TRANSFERIMI 80 MILIONËSH

Megjithatë bomba e Milanit për këtë repart mban emrin e Pier Emerik Obamejang. Sulmuesi nga Gaboni pritet të jetë goditja e madhe që Milani synon në këtë merkato. U duk sikur blerja e sulmuesit nga Dortmundi kishte rënë si mundësi, por ditët e fundit është rihapur si pistë. Mendohet që marrëveshja do të mbyllet në Kinë, por duhen 75-80 milionë euro për t’ia marrë gjermanëve të Dortmundit këtë super sulmues, i cili sezonin e fundit në Bundesligë i morri primatin Robert Levandovskit, duke u shpallur si golashënuesi më i mirë.

Rikujtojmë Milani deri më tani edhe zyrtarisht për vete ka bërë futbollistët, si: Musakio, Kesie, Rodrigez, Andre Silva, Borini, Çalhanoglu dhe Konti.

Leave a Reply